BREAKING NEWS

46 mijë shqiptarë ikin në 1 vit, pos të rinjve largohen mjekë, infermierë, mësues dhe inxhinierë

NSTAT-i publikoi së fundmi të dhëna, që tregojnë se nga vendi po largohen mesatarisht në një vit gati 46 mijë persona.

Veç të rinjve, po e lënë Shqipërinë edhe klasa e profesionistëve si infermierë, inxhinierë, mjekë e mësues. Sipas statistikave në tetë vitet e fundit kanë ikur në perëndim rreth 370 mijë qytetarë.

“Rinia është e ardhmja, po ikën edhe ata, ne shkojmë në greminë. Prit kur të mbeten vetëm pensionistët.”

“Unë do ta ndërtoj të ardhmen time këtu. Studioj dhe punoj këtu. Jashtë jeton për të punuar, këtu punon për të jetuar.”

“Po e mori rinia në dorë këtë vend, të gjithë do të kthehen.”

“Studioj për psikologji, edhe punoj, por do të shkoj jashtë. Jemi të demotivuar. Këtu është e vështirë të futesh në tregun e punës, ndërsa jashtë e di që do punoj jashtë profesionit, por të paktën paguhem.”

“Unë jam viti i tretë dhe do të iki në Gjermani vitin tjetër. Këtu asgjë nuk është në vendin e vet.”

Sipas Eurostat-it, 50 për qind e largimeve janë nga 18-34 vjeç, pra mosha që është e aftë për punë.

Emigracioni po shkakton mbyllje të shkollave, boshatisje të vendit, rëndim të skemës së pensioneve, plakje të popullsisë dhe ulje të numrit të lindjeve, duke bërë që me këto ritme deri në vitin 2030, numri i shqiptarëve të zbresë në 1 milion.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago