LAJME

Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë/ Flasin miqtë e tij: I qëndronte larg sherrit, ndihmonte të atin pasi mbaroi gjimnazin

Miqtë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili mbrëmjen e djeshme, mbeti i vrarë në zonën e e Shkozës në kryeqytet pas një konflikti me një grup të rinjsh, e përshkruajnë atë si një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit.

Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë miqtë e viktimës.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë

Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë miqtë e viktimës.

18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Dervishi në momentin e përplasjes, ka qenë me personin që kishte konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe më ps kishte nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht, kur nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, janë Fensis Shehu, 20-vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16- vjeç, 16-vjeç, një 15-vjeç janë nga Farka.

Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 tëarrestuarit  që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, 16-vjeçarja, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me Aurelion që mbeti viktimë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

7 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

16 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago