LAJME

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen në Britani porositësi Edmond Haxhia dhe 2 bashkëpunëtorët anglezët!

10 ditë u ka zgjatur arratia grupit kriminal me në krye Edmond Haxhisës, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Report Tv me gazetarin Sokol Dema,  ka arritur të mësojë se është arrestuar në Britani të Madhe, Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe 2 anglezët, Harry Simson dhe Harriet Bridgeman. Nga informacionet paraprake mësohet se arrestimi i tyre është bërë në Londër, ku ishin arratisur menjëherë pas ngjarjes. Të tre kanë qenë nën shoqërinë e njërit tjetrit, në momentin kur iu janë vënë prangat.

Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve , fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

10 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

12 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

18 orë ago