Tre muaj pas vrasjes së 45-vjeçarit maroken, i riu shqiptar Alvardo Agaraj, 22 vjeç rrëfeu se kreu krimin pasi ishte i frikësuar se mund t’i mernnin jetën të dashurës së tij.
Para hetuesve ka rrëfyer se çfarë ndodhi mesnatën e 23 tetorit të vitit të kaluar jashtë lokalit Agorà në Piazza Libertà në Cornaredo.
Para se të kthehej në lokal për herë të dytë atë natë, shqiptari që ndodhet pas hekurave në burgun San Vittore tha se mori një pistoletë nga shtëpia pasi kishte frikë se marokeni do sulmonte partneren e tij.
Sapo ka hyrë brenda pretendon se 45-vjeçari është afruar dhe ka tentuar ta godasë me thikë. Kur po dilte nga lokali, shqiptari nxori armën dhe e goditi 2 herë, në gjoks dhe në bark duke i thënë: “Mësoni të respektoni gratë.”
Ata natë nuk e besonte se e kishte vrarë marokenin dhe u arratis nga vendi i ngjarjes. Ai bashkë me të dashurën iku në Belgjikë. Dy ditë më vonë u kthye në Itali dhe u vetëdorëzua në polici. Më parë ishte arrestuar edhe për një rast të dyshuar të përdhunimit në grup.
Viktima Abderrahimi Elkharmoudi që jetonte në San Pietro all’Olmo arriti të zvarritej deri në makinën e tij të parkuar aty pranë. Ai eci disa metra derisa humbi mendjen.
Ishin banorët që telefonuan policinë duke thënë se kishin dëgjuar të shtëna armët. Karabinierët pas kërkimeve gjetën marokenin pa shenja jete me kokën mbi timon ndërsa çelësin e makinës e kishte në dorë.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…