Deklarata e një aktivisti në protestën e thirrur nga shoqëria civile për 3 gratë e vrara një ditë më parë në kryeqytet ka sjellë përplasje mes pjesëmarrësve në të.
Aktivisti, i cili mbante në kokë një qeleshe të bardhë e cilësoi të turpshëm faktin që gratë nuk i ishin bashkuar protestës së thirrur, teksa kujtoi se në Kanun 1 grua e vrarë është baras me 2 burra.
“Gratë dhe nënat janë ajka e një populli. Po ta marrim me traditë, në Kanun, kur vritet një grua ajo llogaritet me 2 vetë. Ai vrasësi kur vrau gruan e parë duhet të ishte dënuar me 50 vjet në burg”, tha aktivisti.
Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershme të aktivisteve të tjera në protestë, mes të cilave Zhaklin Lekatari, e cila i ka kërkuar të mos u tregojë Kanunin dhe traditën, që sipas saj është shkaktare kryesore për dhunën ndaj grave.
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…