Një vrasje ka ndodhur në bulevardin kryesor të Elbasanit, pranë zonës së stadiumit “Elbasanit Arena”, ku raportimet e para bëjnë me dije se një shtetas ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë në çastin kur po hipte në veturën e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe vetëm pak minuta më pas, Policia e Elbasanit ka blinduar tërësisht perimetrin rreth zonës ku është kryer atentati.
Viktima, është identifikuar si shtetasi M.U., ndërsa detaje mbi rrethanat e ndodhisë ende nuk janë bërë me dije nga forcat e rendit.
Në bazë të të dhënave të para, 33-vjeçari i ekzekutuar nuk ka qenë i skeduar nga Policia. Teksa, autorët e ngjarjes, janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.