Dy nga viktimat e masakrës në Xibër të Klosit do të varrosen në Tiranë. Trupat e pajetë janë tërhequr nga motra e viktimës së 19 vjeçarit Flogert Dakuçi, e cila jeton në kryeqytet.
Ky vendim u mor nga familjarët e të vrarëve për të shmangur konfliktin mes kushërinjve të parë.
Kurse ceremonia mortore për autorin e vrasjes së dyfishtë, i cili më pas vrau veten brenda në shtëpi është organizuar në Xibër.
Masakra ndodhi pas një sherri për gardhin në oborr. Palët kishin kohë që kundërshtonin njëri tjetrin, me pretendimin se bllokohej rrugica.
Megjithë ndërhyrjen e të afërmëve të tjerë sherri nuk ishte shuar për të kulmuar mesditën e së martës.
Sali Dakuçi vëllai më i madh, 55 vjeç qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait më të vogël Kujtim Dakuçit dhe nipit të tij Flogert Dakuçi/abcnews
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…