Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të martën se dy pjesëtarë të ushtrisë turke janë vrarë në Libi, ku kishin shkuar për t’i ofruar përkrahje qeverisë së njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Turqia i ka ofruar mbështetje ushtarake qeverisë me bazë në Tripoli, e cila po përpiqet t’i bëjë ballë ofensivës së forcave të gjeneralit Khalifa Haftar, që kontrollojnë territore në lindje të Libisë.
Ankaraja më parë ka thënë se forcat e saj nuk janë duke luftuar në Libi, por janë duke bashkëpunuar me Qeverinë e Akordit Kombëtar.
Të shtunën, presidenti Erdogan se Turqia i ka disa martirë në Libi, ndërsa të martën sqaroi se janë vrarë dy ushtarë turq, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Sidoqoftë, forcat e gjeneralit Haftar, të njohura si Ushtria Kombëtare Libiane, thanë se i kanë vrarë 16 ushtarë turq në javët e fundit. Këto forca e gëzojnë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Rusisë.
Gjatë samitit të muajit të kaluar në Berlin, fuqitë botërore bënë thirrje për ndërprerjen e luftimeve në Libi dhe të fillojë procesi politik për zgjidhjen e konfliktit të gjatë.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…