Presidenti serb, Aleksander Vucic u takua sot në Beograd me të dërguarin special të SHBA’së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ku temë kryesore ishte çështja e Kosovë për fillimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Vucic u tregua i kujdesshëm gjatë takimit ku tha se Serbia nuk hy në konflikt me Amerikën, ani pse disa serbë janë naiv dhe mendojnë se mund ta mposhtin.
“Ne nuk hyjmë në konflikte me Amerikën, Serbia mendon se mund të mposhtë Amerikën do të tregonte naivitetin e saj. Të gjitha problemet që kemi do të zgjidhen në një nivel dypalësh, duke mos i nënshtruar fuqisë më të madhe të botës, por duhet të kuptojmë sa më shumë që të mundemi. Asnjanësia dhe shpresoj se do të kemi mbështetjen dhe ndihmën e SHBA. Nëse do të ishte gjithnjë e lehtë, sigurisht që nuk do të ishte, “tha Vucic, transmeton Gazea Metro.
Po ashtu Vucic tha se ishte i kënaqur pas takimit në katër sy me Palmerin dhe se Serbia dëshiron marrëdhënie më të mira me SHBA’në.