Përballë hotelit ku do të qëndrojë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos-Klosters të Zvicrës, përkatësisht në “The Rustico Hotel” është varur flamuri i Kosovës dhe ai “Autochthonous”, i cili kishte fluturuar mbi staduium e Partizanit të Beogradit kur pati luajtur Shqipëria me Serbinë.
Mediat në Serbi kanë publikuar edhe një fotografi se ku janë të vendosur këta flamuj.
Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2023, i cili do të zhvillohet më 16-20 janar, vjen ndërsa krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik ndërsa programi fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar të hënën e 16 janarit për në Zvicër ku kanë paraparë takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe kompanive kryesore botërore që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Ai të martën ka takuar Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, gjersa me të njëjtin ka biseduar për investime në infrastrukturë dhe turizëm kurse kreu i ekzekutivit kosovar do të jetë folës edhe në Samitin e Investitorëve në Cyrih.
Përveç presidentit federal Alain Berset dhe këshilltarëve të tjerë federalë, krerët e shteteve në Davos përfshijnë kryeministren finlandeze Sanna Marin, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin holandez Mark Rutte, kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.