Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se qeveria do të marrë vendime të papritura në ditët e ardhshme si përgjigje ndaj protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin. Në një mesazh televiziv, ai tha se situata aktuale po sfidon ekzistencën e shtetit dhe qetësinë publike.
“Në tri ditët e ardhshme mund të duket sikur shteti nuk ekziston më, sikur jemi mposhtur, por pas kësaj do të tregojmë vendosmërinë tonë për të rikthyer paqen, rendin dhe stabilitetin në vend.” -deklaroi Vuçiç.
Presidenti theksoi se reagimi i qeverisë do të jetë krejtësisht i ndryshëm nga herët e kaluara, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që demonstruesit të shkatërrojnë institucionet shtetërore. Ai e përshkroi situatën si një kërcënim të rëndë për rendin dhe sigurinë në vend.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…