KRYESORE

Vuçiç kundër shqiptarëve e kroatëve: Gati koordinatat e goditjes

Serbia ka bërë gati ushtrinë e saj për luftë. Madje ka përcaktuar si armiq treshen Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci.

Presidenti Aleksandër Vuçiç vazhdon që të përdor sërish si justifikim për shtimin e armatimeve atë që e quan kërcënim nga aleanca ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Në një takim me drejtuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Serbe, ai dha këtë urdhër: “Si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura Serbe, propozova zhvillimin dhe miratimin e një strategjie robotizimi, formimin e një njësie në nivel batalioni të pajisur me platforma robotike, zbatimin e përgatitjeve organizative për formimin e një divizioni dhe batalioni të dronëve sulmues me rreze të gjatë veprimi dhe municioneve të lëvizshme, trajnimin e njësive speciale dhe të zbulimit për të përcaktuar koordinatat e objektivave për drejtimin e zjarrit të artilerisë dhe aviacionit, si dhe pajisjen dhe trajnimin e mëtejshëm të njësive të tjera për përdorimin e dronëve”.

Vuçiç provon të çojë përpara propagandën e tij se do ta ruajë paqen përmes armatosjes së tepërt dhe njofton se gjatë ditëve në vijim do të firmosë kontrata të mëdha për blerja ushtarake, shkruan A2.

Presidenti shton se ka bërë porosi të mëdha luftarake për të shtuar rezervat e materialeve të luftës dhe se “Serbia do të ketë aftësi të tilla saqë asgjë nuk do të jetë në gjendje që t’i shpëtojë kapaciteteve të saj, përfshirë dhe ata që furnizojnë avionët e huaj në distanca të largëta nga Beogradi”.

Vuçiç u pyet lidhur me deklaratëne fundit të ministrit rus të jashtëm, Sergej Lavrov, se Serbia mund të bëhej një zonë tampon në një përplasje të mundshme mes aleancës së re ushtarake europiane, përfshirë Ukrainën, me Moskën dhe se negociatat e pranimit në BE për Beogradin janë të kota.

Presidenti serb u përgjigj duke theksuar se nuk mund të thotë se ato që deklaroi Lavrov nuk janë të vërteta, por u zotua të ruajë raportet me Rusinë dhe Kinën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago