Samiti i Komunitetit Politik Evropian nisi këtë të enjte punimet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Pjesëmarrës në samit, krahas liderve të BE-së janë dhe liderët e vendeve nga rajoni, mes tyre dhe kryeministri Rama.
Përpara fillimeve të takimit Rama duket se ka ndarë një bisedë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin bullgar Rumen Radev.
Fotoja e shkrepur gjatë punimeve të samitit u nda në Instagram nga Vuçiç me mbishkrimin: “Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull.
Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi.
Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, tha Vuçiç.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…