POLITIKE

Vuçiç refuzon sanksionet ndaj Rusisë për Navalnyn

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat janë kërkuar nga BE pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Vuçiç ka thënë se ai nuk është një diktator ndërsa ka theksuar se Serbia ndonëse ka probleme nuk ka sanksione nga askush. Vuçiç ka thënë gjithashtu se në rast se do të kishte njohur Kosovën, do të kishte fituar Nobelin e paqes

Dhe sado që keni dëgjuar histori se si unë jam diktator, a ka Serbia sanksione nga dikush? Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë, ne nuk kemi asnjë sanksion. Gjëja më e rëndësishme është se ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Do të isha kampion i demokracisë, po ta kisha njohur Kosovën, do të kisha marre nobelin për Paqe

“Përplasja ime është heroike për të mos njohur Kosovën e pavarur dhe sjellja e tyre është e mjerueshme. Rastësisht ditët më të vështira i kam pasur në Granada pas Banjskës. Dhe aty, mu në mesnatë, piva konjak me Macron. Ishte hera e tretë ose e katërt që pinim konjak. Së shpejti do të shkoj të takoj sërish Macron në Paris. Këtu do të kemi edhe mysafirë të rëndësishëm. Dhe ata do të kenë ende me Shider dhe Von Kramon. Secilit të vetin”, tha Vuçiq për deklaratën e Jankoviqit se popullariteti i tij në bashkësinë ndërkombëtare po bie.

– Advertisement –
Për heqjen e dinarit në Republikën e Kosovës Vuçiç thotë se ende nuk ka zgjidhje për heqjen e dinarit në Kosovë dhe se do ta informojë opinionin kur të ketë. “Ne po kërkojmë një zgjidhje. Dikush do të ftohet në Bruksel. Banka Qendrore e Kosovës nuk ekziston, sepse nuk kanë valutë të tyre dhe as marrëveshje me Eurozonën. Njerëzit nuk mund të qëndrojnë të uritur dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur ata të jetojnë atje”. “Borelli ishte i tronditur dje. Kurti i tha një ditë më parë se kishte dhënë një moratorium tre mujor, por ai gënjen.

Vuçiç komentoi dhe sjelljen me  Yulia Navalny bashkëshorten e opozitarit rus Aleksei Navalnii

“Isha ulur në rreshtin e parë, në seksionin për presidentët e shteteve. Doli presidenti i Letonisë, po dëgjoja me vëmendje dhe papritmas një grua u ul pranë meje. Nuk e dija kush ishte gruaja. Kuptova se shumë e kuptonin se kujt duhet t’i drejtohej. Është faji im që nuk e di. Pastaj pritësi njoftoi një të ftuar special – Julia Navalny. Ajo shkoi  për të marrë disa letra dhe doli në kabinë. Po ta dija se kush ishte, do të kisha shprehur ngushëllimet e mia, por mund të kisha gabuar sepse ajo tha menjëherë se nuk donte t’i shpreheshin ngushëllime”.

Unë po shkoj atje për të luftuar për vendin tim”.

“Nëse do të kisha duartrokitur pjesën që Putini e vrau, do të thoshin ‘Vuçiç e shpalli Putinin vrasës’.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago