POLITIKE

Vuçiç takohet me serbët e Kosovës: “Falë jush ne ende po luftojmë për Kosovën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të enjten ka takuar serbët e Kosovës, të cilët ishin nisur në këmbë nga Veriu i Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga Partia Progresive Serbe, që planifikohet të mbahet më 26 maj në Beograd.

Në pritjen e organizuar në Presidencën e Serbisë, ai iu tha serbëve se “falë jush ne ende po luftojmë për Kosovën”, ndërsa shtoi se “këto nuk janë kohë të lehta për vendin tonë”.

Vuçiç u shpreh krenar për mundësinë të presë serbët nga Kosova të paktën, siç tha ai, për një kohë të shkurtër dhe t’i falënderojë ata për mbështetjen që i kanë dhënë shtetit të Serbisë.

“Jam krenar që ju ruani vatrat tona, kujdeseni për vendin dhe që me gjithë presionet e doni atë”, deklaroi Vuçiç, i cili më pas u ankua në bashkësinë ndërkombëtare.

“Para se të vija unë, (Petar) Petkoviç më tha se situata është e vështirë dhe se komuniteti ndërkombëtar ka dalë me trukun e radhës që duan të më bëjnë presion – merre ose lëre në fund të qershorit – të krijohen grupe ekspertësh për të na imponuar Asociacionin”.

“Unë i thashë – qetësohu, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet brenda natës, i thashë se funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet se çfarë ne duam dhe për çfarë nuk do të pajtohemi”, pohoi ai.

Vuçiç potencoi se Serbia do të pajtohej vetëm nëse ofrohet ajo që ishte nënshkruar në marrëveshjen e vitit 2015 për Asociacionin.

“Dhe do të jetë: Kështu ose jo fare. Të huajt kanë mësuar të sillen në mënyrë arrogante dhe duhet të ketë një të fortë, më të madh që thotë; nuk mund të jetë kështu”.

Në falënderim e sipër, ai u tha të gjithë qytetarëve të Serbisë se “serbët nga të gjitha anët e Kosovës janë të pranishëm, të vendosur dhe të fortë dhe të vendosur për të ruajtur vatrat e tyre”.

“Do të përpiqem të ndihmoj edhe kur është e vështirë edhe kur është mirë, do të jem me ju”, shtoi Vuçiç para serbëve nga Kosova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

26 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

23 orë ago