Presidentit Serb, Aleksandar Vucic, siç duket i kanë ‘dhëmbur’ deklaratat e Zyrtarit të lartë Amerikan, Mathew palmer, i cili tha se Kosova duhet ta heqë taksën e më pas Serbia ta njoh atë si shtet, duke i quajtur fjalët e tij ‘hajgare’, transmeton Gazeta Metro.
Në një intervistë për mediumin serb ‘Novosti’, Vucic ka thënë se Palmer po i përmend vetëm detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës, por jo edhe anasjalltas.
“Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer, në Kosovë, ku unë prisja që ata të ulnin pritshmëritë e autoriteteve të Prishtinës dhe t’u tregojë atyre se është i nevojshëm kompromisi, atëherë pyes veten se për çfarë të negociojmë. Të negociojmë për atë se në cilën pikë duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës dhe ata të heqin taksën? Më duket si shaka”, ka thënë Vucic.
Tutje, ai ka shtuar se Serbia është e gatshme për bisedimen me Kosovën, por jo në një mënyrë të tillë që të poshtërohet.
Ndryshe, i dërguari Special i Presidentit Trump për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, dje tha se Vucic e di se Serbia nuk do të hy asnjëherë në BE, pa e zgjidhur problemin me Kosovën.
Ai theksoi edhe nevojën e formimit sa më shpejtë të Qeverisë së re në mënyrë që negociatat të fillojnë sa më parë.