POLITIKE

Vuçiq mbron Millosheviqin: Nuk ishte fajtor për luftërat në Kroaci, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mbrojtur Sllobodan Millosheviqin duke thënë se ai nuk ishte fajtor për luftërat në Kroaci, Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, ani se ky i fundit njihet si “Kasapi i Ballkanit”.

“Sot, gjërat janë shumë më të vështira sesa atëherë. Sot kur flasim për konfliktin në ish-Jugosllavi, ne gjithmonë e gjejmë fajtorin te dikush tjetër. Mendoj se duhen dy palë për luftë. Dhe unë them se [Sllobodan] Millosheviqi nuk ishte fajtori, por ishte detyrë e tij t’i llogariste pasojat”.

Madje, ai deklaroi se ish-eprori i tij vetëm i ka kalkuluar pasojat derisa bëri edhe një krahasim me situatën e sotme në luftën Ukrainë-Rusi.

“Të njëjtën gjë do t’ia thoja sot [Vladimir] Putinit dhe [Volodymyr] Zelenskyt: ju takon juve ta pranoni fajin – të jeni tradhtarë, të humbni zgjedhjet, por të shpëtoni vendet tuaja”.

“A është dikush në Ukrainë që të llogarisë se dikush do të ndërhyjë dhe në fund ata do të nënshkruajnë të njëjtën marrëveshje që do të nënshkruanin tani. Vetëm vendi do të jetë shumë më i shkatërruar. A doni një fund të luftës apo fitore – kjo është një pyetje për të dyja palët. Kam frikë se të gjithë presin fitoren. Dhe nëse po, mund t’ju them sonte se ditët, javët dhe muajt përpara nesh vetëm do të përkeqësohen”, ka thënë ai për televizionin serb “Prva”, transmeton Klankosova.tv.

I pari i Serbisë foli edhe për mossanksionomin e Rusisë duke thënë se nuk mund ta ‘dënojnë’ aleatin e vetëm që ka qenë në anën e tyre në dhjetë vjetët e fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago