FOTO&VIDEO

Xeni i dyshuar për Coronavirus s’respekton vetizolimin, del për shëtitje në Shkugëz, ndalohet nga policia

Këngëtari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi, i njohur si Xeni, nuk ka mundur të qëndrojë i vetizoluar, më shumë se tre ditë. Ai të premten u kap nga policia, pasi u pa në qytet. Por, Xeni policisë i tha se kishte dalë vetëm për një shëtitje me gruan në parkun e Shkugëzes.

Ka disa ditë që këngëtari i njohur Shkelzen Jetishi-Xeni ka hyrë në karantinë. Kjo pasi ai kishte pasur kontakt me një person tjetër, po ashtu këngëtar, që rezultoi pozitiv në testet për COVID-19.

Por, Xeni po del se nuk po i përmbahet vetizolimit. E kjo ka bërë që ai të premten të ketë punë me policinë, shkruan Reporteri.net.

Dikush ka njoftuar policinë se ka parë këngëtarin e njohur në qytet, por Shkëlzen Jetishi u dha një tjetër version policisë.

Siç mëson Gazeta Online “Reporteri.net”, këngëtari gjakovar në versionin e tij ka deklaruar se ka qëndruar për shëtitje vetëm në parkun e Shkugëzes, e nuk ka patur kontakt më askënd, përveç bashkëshortes së tij që e ka shoqëruar.

Ndërkohë, Policia ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se Xeni, pas intervistimi është liruar në procedurë të rregullt.

“Të premten kemi pranuar një informatë se këngëtari Shkëlzen Jetishi ka dalë prej karantimit dhe është parë në qytet. Policia ka vepruar menjëherë, është intervistuar pastaj është informuar edhe prokurori, ndërsa pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e policisë për media.

Xeni, po ashtu, është urdhëruar nga Policia që të respektojë masën e vetizolimit në shtëpinë e tij.

Shkëlzen Jetishi u urdhërua të vetë-izolohej, pasi ishte parë afër këngëtarit tjetër nga Gjakova, Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi, javën që lamë pas, me Coronavirus. Kjo kishte ndodhur në një ndeje të organizuar në Gjilan, kur pjesëmarrës kishte qenë edhe kryetari i komunës Lutfi Haziri. Edhe ky i fundit u fut menjëherë në karantinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago