Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri në një rrëfim “pa maskë”,ka shpalosur edhe momente nga e kaluara e tij si medresant.
Madje, edhe pas përfundimit të studimeve të doktoratës në fushën e drejtësisë, ai ka deklaruar se prindërit e tij më shumë do të ishin gëzuar nëse ai do të bëhej hoxhë sesa ta ndiqte rrugëtimin e tanishëm, veçanërisht babi i tij i ndjerë.
Tahiri ka folur për projektet e realizuara gjatë mandatit të tij si i pari i kësaj komune.
Një prej projekteve të veçuara ka ishte edhe kyçja në rrjetin e ujësjellësit të rreth 9 mijë familjeve të kësaj komune të cilat nuk kanë pasur ujë të pijes nga ujësjellësi.
Ai ka thënë se ky projekt ka qenë sfidues, mirëpo është shprehur i bindur se do të përfundojë me sukses.
Gjatë periudhës së tij si kryetar i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përmendur edhe zonën ekonomike që, sipas tij, do t’iu ndihmojë qytetarëve veçanërisht në këtë vit të pandemisë, ndërtimin e çerdheve dhe shkollave, po ashtu ka paralajmëruar edhe hapjen e shtëpisë së kulturës ku do të përfshihet edhe teatri i qytetit.
Mirëpo, një prej projekteve për të cilin ka folur më në detaje në publik është edhe planifikimi i ndërtimit të një xhamie me arkitekturë moderne në Vushtrri.
“Ka qenë një kërkesë e këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri për të caktuar një lokacion për të ndërtuar një xhami moderne në Vushtrri. Unë me kënaqësi e kam pranuar këtë kërkesë dhe bashkë po hulumtojmë lokacionet për të caktuar një vend për ndërtimin e një xhamie e cila do të jetë moderne, e shekullit XXI… që t’i transmetohet gjeneratave të ardhshme arkitektura e tanishme”, ka deklaruar Tahiri, i cili ka thënë se tashmë është përzgjedhur projekti i një arkitekti shqiptar nga ana e Bashkësisë Islame. Sipas tij, kjo xhami do të ndërtohet me financim vullnetar dhe ideja është që të mos merren fonde jashtë Kosovës.
I pyetur nëse do të garojë për një mandat të dytë, ai është shprehur se ende nuk ka vendosur për një hap të tillë.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…