Raportit të prokurorit të EULEX-it, Clint Ëilliamson, rreth 5 vite më parë ia janë gëzuar shumë familjarët e të vrarëve të pasluftës, të cilësuara si vrasje politike. Ata thonin se shumë herë kishin bërë kërkesa në institucionet e Kosovës për zbardhjen e këtyre vrasjeve, mirëpo kishin hasur në ‘vesh të shurdhër’.
Madje përgjegjësia bie mbi zyrtarët më të lartë të shtetit. Aso kohe, kur Presidente vendi ishte Atifete Jahjaga, kryeminstër Hashim Thaçi e ministër i drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryetari i shoqatës “Thirrje për drejtësi”, kishte hedhura akuza të rënda ndaj Thaçit.
Imeri thoshte se ai që nuk i kishte ‘duart me gjak’ ka qenë ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, i cili u përgjigj letrës së tyre. Por gjithashtu thotë se nuk beson që edhe Presidentja e Kosovës, aso kohe Atifete Jahjaga dhe kryeprokurori i shtetit atë kohë, Ismet Kabashi janë të përfshirë në këto vrasje, mirëpo nuk guxojnë të flasin nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.
“Ne u kemi shkruar të gjitha institucioneve tona, por nuk u përgjigjen asnjë. Pse nuk u përgjigjen ata, sepse janë vetë ata kriminelë që i kanë bërë këto vrasje. Një prej tyre që u përgjigj dhe tregoj që nuk i ka duart më gjak është Hajredin Kuqi, i cili më i pastër na dha përgjigje. Është e çuditshme, sepse nuk do të thotë që edhe Atifete Jahjaga i ka duart me gjak, por nuk guxon prej Thaçit, edhe Ismet Kabashi nuk do të thotë se i ka duart me gjak, sigurisht se jo, por as ai nuk ka guxuar nga Hashim Thaçi, prej suitës se tij, prej pushtetit. Kur të zbardhen këto vrasjet që i kanë bërë, këta njerëz do të mbesin njerëzit me të pafytyrë të këtij kombi”, pati deklaruar për, Imer Imeri, vëllau i Haki Imerit të vrarë pas luftës.