Parathënje te Romanit ma te ri te shkrimtarit Muharrem Blakaj ,,ZANA E MARTINIT“
Keto ditë pritet të dalë në shtyp Romani ma i ri i shkrimtarit te njohur Muharrem Blakaj «Zana e Shën Martinit»
Andaj pare se te dale nga shtypi ky Roman, po e japem vlerësimin ,apo parathënjen qe i bene ketij libri shkrimtari,prozatori dhe veprimtari i ditëve te para te qështjes kombëtare nga Parisi z. Musa Jupolli !
I. Salihu 22.04.2022
Pavdekësia, apo shpirtrat e pafajshëm drejtë qiellit që një ditë të ripërtërihen lindjet!
Teatri, apo hapja e perdes e një personazhi që na shpjegon portretin psikologjik gjatë gjithë leximit dhe që i shpalos lektorit historinë, justifikimin, qëndrimet e personalitetit : Një befasi për lexuesin në romanin e Muharrem Blakajt.
Ç ‘është ky PORTRET, i kësaj vajze, apo ç ’është kjo dramë e jetës në teatrin e shpirtit?
Zana e Shën Martinit
Përse?
Kush e shtyri shkrimtarin ta bëjë këtë?
Për t ‘ardhmen, apo çaste si të kërkohet motivimi që të shihet me aq kuriozitet personazhi i romanit dhe të ngulitet si një rrëfim i përjetuar në kohë të lashta e të gjendet në kohë që përjetimet të jenë një me shpirtin në takim me njeriun e ri , apo edhe më tepër vdekja dhe jeta sipas autorit kanë një kuptim, vetëm se shpirti ndërron fizikun, po asnjëherë nuk harron lindjen si dhuratë për ta rikthyer në pikën ku ndeshet me veprimin sot!
Ndaj, personazhi i romanit është udhërrëfyes i historisë, i mendimit, i fjalëve, i veprimit, i dy botëve me një emër, Martin, që bart peshën e dyfishtë n ‘atë se si të pikturohet shpirti : Portret, apo psikologji e linjave që portretizohen në mendje me pamje përjetimi Zana e Shën Martinit!
Kur themi i fjalëve, kemi parasysh se në çdo etapë, në çdo hap e përcjell vetë shpirtin e shkrimtarit!
Emri, gjeneza, emocionet, lidhur ngushtë me personazhet tjera që në mitologji, në rite, kërkojnë atë shpirt që të ballafaqohet me kohën dhe gabimet e saja dhe që pafajësia të dënohet sipas apetiteve të të tjerëve, këtu edhe e kemi pikën më të lartë të romanit, filozofia e së cilit bie në një «shtrat» me psikologjinë dhe që të dyja janë n ‘udhëtim të Martint, pra personazhit që vallen e kohës e mbanë për ta ndryshuar gjithë kundërshtimin e një shoqërie n ‘atë kur e liga hedh kokë dhe nuk e di se dielli dhe shpirti frymojnë njëjtë!
Përse e bënë autori këtë: Që të kundërshtohet intriga?
Nuk e kam të qartë përse gjithë ky kamuflim me njeriun që shekujt i dhanë dhuratë si pasardhës të Ilirëve e që shpirti të refuzohet nga ndikime dhe djallëzi e të tjerëve!
Romani i Muharrem Blakajt në kohë foljesh, një fushë e pëlleshme me fjalë të ngjeshura, fjalë që hasim rrallë në shkrime, çka edhe e pasuron romanin, mu si ato përshkrime të qiellit e diellit, të fushave e kullave, të oxhakut e zjarrit, të shikimeve që meditojnë thuajse janë pjesë e teatri të jetës sa në takime sa në meditime.
“Sa më shumë i afroheshin kullës, aq më qartë dëgjoheshin zërat e gëzuar të fëmijëve të mbledhur nga të gjitha lagjet përreth, për të lozur e gëzuar trashëgiminë e moçme të Shëngjergjit.”
Personazh i një “diksioni” që merr ngjyrën e trupit me realitetin e kohës, me filozofinë dhe refuzimin si njësi matematikore për studim, për zbërthim, dhe si konkludim i saj emocionet e simbolikës që paraqesin tipin social në gjithë udhëtimet e Martinit dhe Zanës me një shpirt në kërkim kohesh!
Gjuha e romani nuk paraqet tronditje, veç asaj se në regjistër kemi një letërsi që rrallë ndeshemi me analizën e figurave të stilit, figurave t ‘opozitës, krahasimit dhe metaforës, ku personazhet konsiderohen të jenë humane, po edhe të ndara në shpirt nga se dashuria dhe e kundërta në ecurinë e tyre ballafaqohen me të ligën, me intrigën, dhe besimet që dëmtojnë shpirtin n’udhëtme të gjata tej shekujve në kohë të sotme!
Secili personazh është një histori më vete, secili e bartë shpirtin në periudha kohore.
Autori i romanit Muharrem Blakaj ka një qasje pak sa më të veçantë me “Portretin e Vajzës”, dua të them se rrallëherë përshkruhet me aq mistere kjo “skenë” gjatë gjithë romanit, këtu lexuesin e vë në një botë artistike si formë e kapshme, po aq edhe e tej hamendshme duke na vënë në mëndje se shpirti dhe vlera e njeriut puqen dhe piqen në artin e shkrimit për ta ruajtur dhe kultivuar atë si të shenjtë jete, dashuri e falshme me shpirt ndrydhur!
Nuk e shpalos dot ngjarjen, veç asaj se dy “taborë” na ishin dhe janë në kundërshtim me shpirtin dhe kulturën e lashtë shqiptare, i pari në shfarosje dhe larje “truri” nga kultura, i dyti në shfarosje duke e vu vetën në pelegrinazh për vdekje të gjenit tonë!
Shekujt e ruajtën në memorie zjarrin e gëzimit në oxhakun e Shenjtë të Buzmit, ballafaqim me dy role, aktorë të skenave tragjike dhe aktor të jetës për të mbijetuar…
E them këtë duke e lexuar romanin se : Profeti empirik, hasreti Haxhi Çetina si dhe një tjetër personazh i larë në mosdije e i shpërlarë nga “mëkatet” janë një shqetësim i shkrimtarit që nënkuptohet i gjithë kulturës shqiptare, aty ku paganizmit i jepet dënimin më të rëndë dhe se Allahu është i pamëshirshëm ndaj tyre, në veçanti për Zanën e “mëkatshme”!
Ja si shprehet autori në filozofinë e tij mbështjellë me psikologjinë e përjetimeve në kohë të hershme në kohë të tashme me personazhin e romanit Atëgjyshit të Martinit:
«Zoti ka dhënë boll shpirtra për gjithë botën e gjallë. Ashtu siç thotë fjala e parë e biblës: «Në fillim», Zoti i hodhi shpirtrat mbi tokë ashtu siç e hedh bujku farën në arë! Kush dëshiron gjallje le ta merr shpirtin, aty e ka! Kështu u shpirtëzuan të gjitha gjallesat mbi dhe! Këtë lloj shpirti të përlloçur e morën edhe disa specie të pangopura njerëzish! E vetmja racë që nuk e kishte pranuar këtë shpirt-baltë, ishin pasardhësit e Ilit, adhurues dielli e sykaltër qielli! Ata, sypatrembur kërkuan nga Zoti shpirt Ili për trupat e tyre vigan! Atëherë, Zoti ua solli shpirtrat nga yjësi gjithësie e të shpërndarë si flakë kometash! Të pakënaqur se nuk mjaftonin, kërkuan prapë, por Zoti ju tha: Trupi përtërihet! Shpirti është i përjetshëm, kalon nga vdekja në jetë, prandaj, këta që ua solla janë boll! Ruani e trashëgoni me shend e besë! Hair-e-hare!»
Romani psikologjik ka një madhështi t ‘influencës prej dekorit që autori i përshkruan me aq mjeshtri, karakteristikë e fjalive të shkurtra kur personazhi rrëfehet me gjithë mendje e shpirt, apo shpirti nuk e rëndon mendjen që mos të zemërohet deri në atë shkallë!
Romani psikologjik ka objekt personazhin dhe vendin që zhvillohet ngjarja, dimensione këto historike më të thella!
«Eshtnat e vorrit e guri i kufinit faqe Kanunit jânë baraz. Me lueit kufinin âsht nji si me lueit me eshtent e të dekunve. Kështu ka thanë Kanuni»!, thotë Atëgjyshi në KRYEDRI, simbol i shenjtë për kujtesën dhe historinë e Atdheut!
Faqet e librit na shpien edhe në Boreal, kjo bukuri e mahnitshme ku koha ndalet për ta shijuar parajsën e kësaj ane, ku lexuesit i jep një frymë të lehtë gati për fluturim në lexim deri në pushim e ushqim shpirti në lëndinën e Orëve, ku kambanat rrahin fuqishëm kujtesën e njeriut tonë nga lindje të hershme sa vetë lindja a njeriut, ku do të takoheni me këtë pasus që do t’ju rikthen arsyen e dashurisë për tokën e shenjtë:
«Daullet e luftës gjëmim venitur vinin nga larg. Kalorës plis bardhe me vrap kushtrimi e jehonë shkrepash, hynë në Logun e zanave: O të Lumet natës, e ju të Bardhat e malit, mos u trembni, hyjnesha e fronit po vjen»!
Uli (Ulpiani) udhëtar besnikësh i romanit janë gur që rindërtojnë e rinojnë mendje në lexim, derisa Kroi i Zanave veç njihet si nimfë e mitologjisë sonë, e them këtë me gjithë dashurinë metaforës që i jep kuptim të plotë!
Imzot Princ Gjini, Mëkëmbësi Pal, Kryeprifti Rrok (“O Zot, për teka të çmendurish e shëmti oficerësh a vriten hyjnitë”) Iliri, Dardani, Teuta, Bardhi, Genti e të të tjerët që donë vëmendje, ndaj mos u frikësoni nga hije e matjeve në kërkim të mesazhit, tmerrësisht «sulltanët e zi» më sa as «kojshia ynë» emrin e të cilit nuk mund ta them dot, që nuk arritën ta blejnë shpirtin e arbërorëve!
Gjithë kjo pjesë e romanit (nga kapitulli 10-të) do t’ju shpie në kohë që t’ju ringjallet shpirti i Zanës, motrës së Anies, e që t’ju rikthehet BESIMI NË GJUHËN TUAJ TË LINDJES!
Romani i Blakajt na vë në udhë e drejtim të ngutshëm sot që «besëpremsës» t’i japim fund;
…«Dy gisht nderë n’Lule t’ballit na i njijti i Madhi Zoti!» Kështu ka thënë Laka!
Telepatia e një romani në tryezën tuaj të leximit, ju ta thoni fjalën tuaj për këtë udhëtim, pjesë e teatrit të jetës sonë, filozofi e psikologji me një shtrat!
Atëgjyshi n ‘udhëtim për një t ‘ardhme të ndritshme!
…«Dritë pastë e dritë lindtë! Hair-e-hare!»
Musa Jupolli, Paris, mars, 2022