Policia ka zbardhur pas 10 muajsh vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e rëndë e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re. Sipas policisë janë vënë në pranga dy autorët e dyshuar të krimit, shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull, dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Të dy akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, si dhe armëmbajtje pa leje.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Shkodrës, rezulton se Pavlin Preka është vrarë me armë zjarri, të dyshuar me silenciator, brenda oborrit të banesës së familjes së tij, shkruan A2 CNN. Në momentin e krimit, 20-vjeçari ndodhej i vetëm në shtëpi prej disa ditësh, pasi babai dhe vëllai i tij i mitur ishin në zonën e Dukagjinit, ku familja mban bagëtitë.
Trupi i pajetë i Pavlin Prekës u gjet pas mesditës së 27 shkurtit 2025. Që prej asaj dite, policia kishte vijuar hetimet intensive për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.
Operacioni policor u realizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…