LAJME

Zbulim i ri për astmën – Shkencëtarët gjejnë si të parandalojnë krizat e sëmundjes

Shkencëtarët e Kolegjit të Mbretit në Londër kanë zbuluar një shkak  që  e bën sëmundjen e astmës kronike duke iu dhënë shtysë shpresave për një trajtim që mund ta parandalojë atë. Aktualisht shumë trajtime për astmën bazohen tek ideja që ajo është sëmundje inflamatore.

Megjithatë, fakti që një sulm astme ngushton  rrugët e frymëmarrjes, dhe vështirëson frymëmarrjen e  bën atë të rrezikshme deh kërcënuese për jetën. Sipas studimit të ri, publikuar në revistën Shkenca, shumë karakteristika të një sulmi astme, përfshi inflamacionin, prodhimin e tepërt të mukozës dhe dëmi që I shkaktohet barrierës së rrugëve të frymëmarrjes që parandalon infeksionet vijnë si pasojë e një ngushtimi mekanik të rrugëve të frymëmarrjes.  Gjetjet e studimit sugjerojnë se  kur rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, çojnë në vdekjen e qelizave epiteliale në barrierën e këtyre rrugëve, pra dëmtohet barriera çka pasohet nga inflamacioni dhe prodhimi I tepërt I mukozës. Nëse arrihet bllokimi I procesit të vdekjes së këtyre qelizave, atëherë parandalohet inflamacioni, mukoza dhe dëmi I shkaktuar nga një sulm astme.

“Zbulimi ynë është rezultat I një pune dhjetëvjeçare. Si biologë qelizash që vëzhgojnë proceset, mundëm të shihnim se ngushtimi fizik i rrugëve të frymëmarrjes gjatë një sulmi astme shkakton shkatërrim të barrierës mbrojtëse të tyre. Pa këtë barrierë, ata që vuajnë nga astma kanë shumë gjasa të përjetojnë inflamacion afatgjatë dhe infeksione që shkaktojnë sulme të tjera. Duke kuptuar këtë mekanizëm themelor, jemi tashmë të aftë të parandalojmë këto dukuri”, u shpreh studiuesja Jody Rosenblatt  nga Kolegji I Mbretit në Londër.

Pavarësisht se është një sëmundje e përhapur, shkaqet e astmës ende nuk janë të qarta. Mjekimet që përdoren rëndom trajtojnë pasojat e saj, duke hapur rrugët e frymëmarrjes dhe qetësuar inflamacionin, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll por jo parandalimin e saj.

Gazetare: E. Pepa


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

5 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

6 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago