Zbulohen shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit në Mushtisht të Suharekës

Në fshatin Mushtisht të Suharekës, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, janë zbuluar shtatoret e e patriotëve të shquar shqiptarë Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, shkruan Gazeta Metro.

Të pranishëm në këtë përurim ishin ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisu, ish-kryeminsitri Ramush Haradinaj, dhe gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Marin Mema.