LAJME

Zbulohet nëndetësja me kokainë, 3 burra udhëtuan për 27 ditë me destinacion Europën

Tre burra mbijetuan për 27 ditë dhe net, ndërsa udhëtuan përtej Oqeanit Atlantik me një nëndetëse të realizuar nga vetë ata. Brenda saj kishte rreth 3 ton kokainë origjina e së cilës ishte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion Evropën.

Një reportazh i realizuar nga reporteri Nick Beake tregon se nëndetësja 20 metra e gjatë ishte e krijuar nga vetë trafikantët me fibër karboni. Atij iu dha mundësia nga polica spanjolle që të realizonte reportazhin në bordin e saj.

Grupi, i cili përfshinte një ish-boksier spanjoll dhe dy kushurinj ekuadorianë fillimisht udhëtuan poshtë lumit Amazon. Ata nuk kishin asgjë tjetër përveç tre tonëve kokainë, me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë.

Megjithatë misioni i trafikantëve, nuk shkoi ashtu siç duhet. Autoritet e Britanisë së Madhe drejtuan operacion e përbashkët të shumë vendeve. Ao kishin rënë në gjurmët e planit të trafikantëve që vitin 2019 dhe vetëm para pak ditësh aksioni u finalizua me sukses në brigjet e Galicias, në Spanjë.

“Ky është një operacion shumë i rëndësishëm. Është hera e parë në Evropë që ne kemi gjetur më shumë se një ton e gjysmë kokaine.Për më shumë se 20 vjet trafikantët kanë përdorur nëndetëset për të arritur në Afrikë dhe Evropë, por deri më tani kemi kapur vetëm dy prej tyre. Ky operacion konfirmon gjithashtu lidhjet midis kriminelëve kolumbianë dhe meksikanë që janë bashkuar me bandat spanjolle që punojnë në Spanjë.”

Në fakt, besohet se qindra nëndetëse të bëra nga vetë trafikantët lundrojnë në ujërat drejt Evropës, që është tregu më i madh i kokainës pas SHBA-së dhe po zgjerohet me shpejtësi. Prodhimi i kokainës u rrit me një të tretën midis 2020 dhe 2021, sipas agjencisë së drogës të OKB-së. Porti Antwerpen në Belgjikë është vendi ku të gjitha bandat kriminale transportojnë sasi të mëdha të drogës. Vetëm vitin e kaluar u sekuestruan 110 tonë. Sipas disa studimeve, vetëm 10% e drogës që hyn në port ndalohet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

13 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

15 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

21 orë ago