KRYESORE

Zelensky në Bundestagun gjerman: “Kurrë më” humbi vlerën

Duartrokitje dhe ovacione shpërthejnë menjëherë sapo përmendet emri i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Këtë radhë, nderimet erdhën nga Bundestagu gjerman, në të cilin mbajti një fjalim mjaft emocional dhe të mbushur me kritika.

Zelensky tha se sanksionet e Perëndimit erdhën shumë vonë për të ndaluar luftën dhe përsëriti se paqja është më e rëndësishme sesa të ardhurat: “Rrugët tregtare mes jush dhe shtetit që solli edhe një herë luftën brutale në Europë janë si tela me gjemba mbi mur. Mbi murin e ri që ndan Europën. Ju përballeni përsëri me një mur, jo atë të Berlinit, por me murin midis lirisë dhe robërisë”.

Më pas, erdhi një referencë e qartë për Holokaustin. “Çdo vit, politikanët thonë “Kurrë më”. Tani e shoh se ato fjalë janë të pavlera. Në Europë, një popull po shkatërrohet”.

Një thirrje e fortë edhe për kancelarin gjerman, Olaf Scholz: “Një ish-aktor dhe president i SHBA-së, Ronald Reagan, tha një herë në Berlin: Zotëri Gorbachev, rrëzojeni këtë mur! Dhe unë po ju them të njëjtën gjë, i dashur kancelar Scholz: Shkatërrojeni këtë mur, jepini Gjermanisë udhëheqjen që meriton në mënyrë që pasardhësit tuaj të jenë krenarë për ju. Mbështetni lirinë, mbështesni Ukrainën, ndalojeni këtë luftë, na ndihmoni ta ndalojmë këtë luftë”.

Ndër të tjera, përsëriti thirrjen për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, si të vetmen mënyrë për të ndaluar bombardimet e ushtrisë ruse mbi civilët. Ndërsa falenderoi Gjermaninë për ndihmën që i ka dhënë deri më tani për të rezistuar ndaj agresionit të Moskës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago