Turkish President Tayyip Erdogan attends a joint press conference with Serbia's President Aleksandar Vucic after their meeting in Belgrade, Serbia, October 7, 2019. REUTERS/Djordje Kojadinovic - RC1C7D7FF7D0
Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan u tërhoq nga plani për të rivendosur masat shtrënguese gjatë fundjavës në disa qytete për shkak të pandemisë, duke thënë se duhen shmangur pasojat ekonomike dhe sociale që kjo gjë mund të shkaktojë
Ministri i Mbrojtjes kishte paralajmëruar një gjendje shtetrrethimit në fundjavë në 15 qytete të mëdha duke përfshirë këtu Stambollin dhe Ankaranë, por Erdogan e anuloi planin pas zemëratës popullore për këtë vendim.
Në fillim të kësaj jave Turqia hapi restorantet, kafet dhe plazhet, si dhe lejoi udhëtimet brenda vendit, por presidenti Erdogan mendonte se një mbyllje tjetër ishte e nevojshme për shkak të rritjes së numrit të të prekurve të rinj nga koronavirusi.
“Si pasojë e zhvillimeve negative, ne rikthyem edhe njëherë në axhendë urdhrin për të qëndruar në shtëpi, megjithatë reagimi që morëm nga populli na shtyu ta rivlerësojmë urdhrin”, shkruan Erdogan në Twitter.
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…