KRYESORE

Zhdukja e shefit të anti-drogës në Mal të Zi, merrte përqindje për lëndët e trafikuara

Detaje të reja mësohen rreth zhdukjes së shefit të anti-drogës në Mal të Zi. Sipas burimeve të “Novosti”, Rudolf Elezoviq ka pasur informacion se do arrestohej. Kështu, siç raportohet, ai është larguar jashtë shtetit duke shmangur marrjen ne pyetje nga prokurorja Speciale Mira Samarxhiq.

Burimi e mediave malazeze thonë se nuk përjashtohet mundësia se Elevzoviqit i ka ndodhur diçka. Prandaj hetimi është shtrirë në dy drejtime.

Interesant mbetet fakti që një njeri i afërt i tij ka qenë pjese e operacionit “Kurthi” ku janë arrestuar 24 persona. Dhe se i zhdukuri Elezoviq ka pasur informacionin e dorës së parë së çfarë kanë thënë të arrestuarit për të dhe disa efektivë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në trafikimin e drogës, shprehet burimi i “Novosti”.

Ne aksionin policor “Kurthi” u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marihuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Sipas deklarimeve te disave nga të arrestuarit, Elezoviq dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar trafikun e sasive të mëdha të drogës.

Ndërsa, kanë kryer aksione në ndalimin dhe sekuestrim e sasive të vogla duke bërë që të duken të suksesshëm në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

Një i arrestuar që ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur ka treguar gjithë dinamikën e funksionimit të grupit kriminal që është marrë me trafikimin e narkotikëve. Ai madje është shprehur se Elezoviq për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët.

Të njëjtën histori e kanë treguar më së paku edhe dy të arrestuar të tjerë. Nuk dihet ende se sa të vërteta janë këto dëshmi. Ministri i Brendshëm i Malit te Zi, Sergej Sekuloviq, është shprehur se është njoftuar për rastin dhe se ka te dhëna operative rreth hetimeve qe po kryhen por nuk mund te japë detaje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago