Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer të shtunën në një objekt industrial në veri të Parisit, pranë aeroportit Charles de Gaulle.
Sipas raportimeve, flakët përfshinë një fabrikë për prodhimin e bukës dhe ëmbëlsirave, ndërsa re të dendura tymi të zi janë parë nga aeroporti dhe zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim te udhëtarët dhe banorët.
Autoritetet e aeroportit konfirmuan se lëvizja e avionëve nuk është ndikuar nga zjarri dhe fluturimet po vijojnë normalisht.
Deri tani nuk raportohen persona të lënduar.
Mediat franceze bëjnë të ditur se rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar në operacion për vënien nën kontroll të flakëve, të cilat kanë përfshirë kryesisht zonën e magazinimit të objektit industrial.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…