Zjarri ka përfshirë mëngjesin e sotëm një fabrikë për prodhimin e këpucëve në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia informon se në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe se zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë zona është “pushtuar” nga shtëllunga të mëdha tymi, por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.