KRYESORE

Zjarri te pallati, policia hap kamerat: Shkak, pakujdesia e disa të miturve

Zjarri që përfshiu një pallat 12-katësh në rrugën e Dibrës, pranë zonës së njohur si “Farmacia 10”, dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e të miturve. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se grupi hetimor ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përreth dhe në video shfaqen 5 fëmijë të mitur që qëndrojnë për disa minuta në pjesën e pasme të marketit.

Më pas, dy prej tyre largohen duke mbajtur në duar një objekt të paqartë (dyshohet të jetë bisht cigareje) të cilin e hedhin mbi disa kuti kartoni të vendosura jashtë marketit dhe largohen. Vetëm pak minuta më vonë, në të njëjtin vend shfaqet tym, që shumë shpejt shndërrohet në flakë, dhe përhapet  me shpejtësi në fasadën e pallatit dhe duke shkaktuar dëme të shumta.

Policia ka arrestuar katër persona, të dyshuar për veprat penale “shkatërrim i pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërkohë, katër persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe janë nën hetim. Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat dhe janë shprehur se nuk kanë lidhje me zjarrin.

Ditën e djeshme, 15 prill, kompania “Arlis” reagoi zyrtarisht duke thënë se nuk mban asnjë lloj përgjegjësie ligjore, por megjithatë do të rindërtojë apartamentet e djegura.

Më herët, po dje, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.

Ndërkaq, u vunë në pranga administratori i pallatit me inicialet A.C, si dhe menaxherja e supermarketit me inicialet R.S. Supermarketi ndodhej në katin përdhe të këtij pallati, dhe nga aty dyshohen se kanë nisur flakët.

Po ashtu në pranga janë vënë edhe inxhinieri me inicialet E.A i kompanisë “Arlis” si dhe A.F, administratori i kompanisë (kontraktori) që ka bërë fasadat e ndërtesës. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë së ndërtimit, me inicialet A.L.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago