Zotohet Zelensky: Fitoret ruse shumë të përkohshme, do i marrim të gjitha pas

Fitoret ushtarake ruse në pjesë të Ukrainës lindore janë “shumë të përkohshme” dhe çdo territor që ata kanë pretenduar do t’i kthehen Kievit. Ky ishte zotimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas  tha se vendi i tij do të kishte më shumë luftime të përgjakshme, por theksoi se vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës.

Në lidhje me fushatën e Rusisë, ai tha: “Për ta, të gjitha këto fitore okupimi i Krimesë apo Donbasit  është shumë i përkohshëm. Të gjitha do të kthehen pasi ky është territori ynë.”

Ndërkaq Zelensky kërkon krijimin e një fondi kompensimi nga Rusia.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky propozoi gjatë një video-mesazhi krijimin e një fondi për të kompensuar shtetet e sulmuara nga Rusia. Zelensky tha se vendet partnere duhet të zhvillojnë së bashku një mekanizëm në mënyrë që “të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet e Rusisë” të marrin kompensim për humbjet e tyre”. Kjo mund të rregullohet përmes një marrëveshjeje shumëpalëshe.

Për krijimin e këtij fondi Presidenti ukranas propozoi ngrirjen e kapitalit dhe pronave ruse jashtë vendit dhe transferimin e tyre në këtë fond. “Një hap i tillë është i drejtë,” tha ai, sepse kështu Rusia do të “ndiejë peshën e vërtetë të çdo rakete, të çdo bombe, të çdo predhe”. Ushtria ruse e sulmoi vendin fqinj tre muaj më parë. Sipas vlerësimeve, dëmet e luftës në Ukrainë kanë shkruar tashmë në disa qindra miliardë euro.