POLITIKE

Zyra e Kryeministrit pasi Kurti u mashtrua nga komedianët rusë: Rusia është e fiksuar pas Kosovës

Qeveria e Kosovës ka dalë më një reagim publik, pas publikimit të një videoje të kryeministrit Kurti, ku shihet duke u mashtruar nga dy komadianë rusë, me pretendimin se po flet me presidentin e Letonisë.

Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë. Ata kanë publikuar një video në njërën nga llogaritë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.

Në reagimin e ZKM-së thuhet se ngjarja ka ndodhur dy ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 11 shkurt, ku sipas tyre për shkak të mesazheve të shumta të urimit që vinin për Kurtin, nuk kanë arritur ta verifikojnë thirrjen.

“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate”, thuhet në reagim.

Tutje, nga Qeveria kanë thënë se kjo e verifikon se “Rusia është e fiksuar pas Kosovës”.

“Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve”, thuhet mes tjerash në postim.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Forcat Ajrore Izraelite shkatërrojnë avionë të rrallë luftarakë iranianë F-14

Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar imazhe që konfirmojnë shkatërrimin e dy avionëve luftarakë iranianë F-14…

1 orë ago

Netanyahu nuk përjashton eliminimin e Khameneit, mendon se do të sillte stabilitet

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah…

2 orë ago

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti,…

2 orë ago

Erdogan thotë se Izraeli po rrezikon ekzistencën dhe të ardhmen e vet

“Me çdo akt shtypjeje, çdo pikë gjaku të derdhur, çdo krim kundër njerëzimit, Izraeli po…

5 orë ago

Drashkoviq: Vrasja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA

Ish-politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe nuk e ka…

5 orë ago

Trump kërcënoi Iranin, aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…

10 orë ago