Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar vetëm 13 raste të reja nga koronavirusi duke e çuar në 446 numrin e të infektuarve. Rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës, të gjithë rastet e reja janë kontakte të personave të konfirmuar më parë.
Ndërkohë deri më tani kanë humbur betejën me koronavirusin 23 persona.
Deri më tani fatmirësisht betejën me Covid 19 e kanë fituar 217 pacientë.
Njoftimi i ministrisë:
Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.
Siç duket në grafikun e shpërndarjes të të shëruarve sipas grupmoshave, kemi raste të shëruara në të gjitha grupmoshat.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 215 raste
– Durrës 41 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 57 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste.