Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbërriti sot në Tiranë e veshur me një xhaketë ngjyrë blu.
Nëse mendoni se kancelarja gjermane ka zgjedhur rastësisht ngjyrën e xhaketës e keni gabim.
Përfundon takimi Merkel-Rama në Pallatin e Brigadave, tani takimi me krerët e qeverive të Ballkanit
Në çdo takim zyrtar që ajo ka bërë, ngjyra e kostumeve mendohet deri në detaj, pasi pas ngjyrave Merkel përcjell mesazhe të fshehta, shkruajnë mediet e huaja dhe specialistët e semiotikës dhe komunikimit.
Angela Merkel vesh kostume ngjyrë blu në vizitat që ajo bën jashtë vendit. Sipas ekspertëve ngjyra blu përcjell objektivitet dhe ekuilibër.
Kjo është vizita e dytë dhe e fundit zyrtare e Merkel në Tiranë, pasi në fund të shtatorit ajo do të dorëzojë detyrën e kancelares dhe do te tërhiqet nga politika.