Një grua shtatzënë britanike ka nisur një kërkim të dëshpëruar në rrjet për një burrë skocez që është babai fëmijës së saj pasi kaluan një natë dehjeje gjatë pushimeve në Tenerife, të cilit nuk i di as emrin.
Dyshja nuk arriti të këmbenin numrat e telefonit dhe tani zonja Snow po përpiqet të kontaktojë me të riun, për të cilin beson se është nga Glasgow, për t’i thënë se muajin që vjen do të bëhet baba.
Bashkë me videon, zonjusha Snow shkruan: “Kushdo që e njeh këtë djalin nga Glasgow me të cilin u njoha në Tenerife më 5/6 gusht, më duket se punon në qendrën tregtare Braehead Shopping Centre (ose punonte, nuk jam e sigurtë), t’i thotë që do të bëhet baba.’
Në postim përfshiheshin dhe pamje të atraksionit turistik Rrugica Veronica në Tenerife, ku të dy ishin takuar për herë të parë.
Duke folur për të përditshmen vendase The Sun, zonja Snow e përshkruante episodin e tyre seksual si ‘diçka konsensuale mes dy të rriturve të dehur’.
Ajo thotë se më pas ata shkuan në rrugën e tyre, duke zgjedhur vetë të mos këmbenin kontaktet, por pasi zbuloi se ishte shtatzënë ajo e ndjente se duhet ta gjente.
“Nuk kujdesem dot e vetme për djalin tim, dhe as nuk dua të mos dije cili është babai i tij”, tha nëna në pritje.
“Dua vetëm që babai kësaj familjeje të dijë që nëse dëshiron mund të jetë i përfshirë”.
Zonjusha Snow tregon se ishte me pushime me motrën në plazhin spanjoll Tenerife kur i panjohuri i ofroi ta shoqëronte në banesë gjatë orëve të vona.
Ajo tregon se nuk donte të përfshihej fillimisht prej diferencës së tyre 10-vjeçare në moshë, teksa asokohe ishte 29 vjeçe dhe ai 19.
Por më pas për siguri telefonoi me video motrës së saj dhe gjithsesi i tregoi fytyrën e djalit që po e shoqëronte.
“Të them të drejtën isha më e dehur se ai dhe arsyeja që fjetëm bashkë ishte sepse më ndaloi në rrugë dhe më kërkoi të shkoj me të”, thotë vajza.
Punonjësja e kopshtit thotë se kishte dhimbje koke të nesërmen dhe u habit kur zbuloi se ishte shtatzënë.
Pasi u mendua për disa kohë ajo vendosi të mbante beben sepse ndjehej e gatshëm të ishte një nënë.
Snow insiston se apeli i saj nuk ka të bëjë me mbështetje financiare dhe as për lidhje me babanë, por thotë se është e haur që ai të asistojë në lindjen e parashikuar në fund të muajit.