Bashkim Osmani, pronari i “Dona Laberion” është njëri nga 15 personat e arrestuar në aksionin e fundit të Policisë së Kosovës që akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale, shkruan Gazeta Insajderi.
Biznesmenit, Bashkim Osmani i janë sekuestruar para kesh dhe një veturë. Sipas kërkesës së prokurorisë, Osmanit i janë sekuestruar mbi 70 mijë euro kesh dhe një veturë e tipit ‘Benz S-Class‘.
Operacioni policorë që u zhvillua me 2 mars në disa qytete të vendit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte cak kryesisht të dyshuarit për fajde të cilëve u janë sekuestruar vetura, armë e rreth 83 955 euro.
Dyshimet e prokurorisë për Bashkim Osmanin
Bashkim Osmani dyshohet për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Sipas prokurorisë, Osmani ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare të të dëmtuarit, N.B., nëpërmjet Gëzim Sinanit, i ka dhënë atij 200 mijë euro me fajde, duke i kontraktuar një shumë mujore në vlerë të 12 mijë eurove si fajde.
E prej tyre, sipas Prokurorisë, 8 mijë euro i ka marrë pronari i kompanisë ‘Dona Laberion’, ndërsa 4 mijë tjerat Sinani.
Në pamundësi që të paguajë borxhin, i dëmtuari është detyruar t’i marrë edhe 200 mijë euro tjera në kushte të njëjta dhe si rrjedhojë borxhi total kapte shifrën e 1 milion e 96 mijë eurove.
Nga Bashkim Osmani, i dëmtuari N.B., nëpërmjet Gëzim Sinanit kishte marrë me fajde edhe 80 mijë euro, për të cilat në muaj do të paguante nga 8 mijë euro si fajde.
Prej pagesës mujore, Osmani kishte marrë nga 6 mijë euro, ndërsa Sinani nga 2 mijë.
Me këto veprime, ata dyshohet se kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘Fajdeja’.
Çka iu sekuestruar Bashkim Osmanit (FOTO)
Biznesmenit, Bashkim Osmani i janë sekuestruar para kesh dhe një veturë. Sipas kërkesës së prokurorisë, Osmanit i janë sekuestruar mbi 70 mijë euro kesh dhe një veturë e tipit ‘Benz S-Class‘.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…