Një e mitur, 17 vjeçe dyshohet se ishte e përfshirë në vrasjen e Ranko Radosheviç, i njohur si ‘Escobari’ në Serbi. Ajo është arrestuar dhe akuzohet për ‘bashkëpunim në vrasje’. Të akuzuar për krimin janë Stefan Z., 28 vjeç dhe Luka V., 25 vjeç që u arrestuan nga autoritetet serbe.
Të tre po qëndronin në një apartament që e kishin marrë me qira kur u vunë në pranga. Mediat serbe publikuan pamje të të rinjve që u arrestuan teksa ishin të veshur me rroba sportive. Njëri prej tyre u nxorr nga shtëpia me shapka ngjyrë rozë që i kishte më të vogla.
Kujtojmë se Radosheviç u vra më 9 mars dhe u qëllua teksa qëndronte i ulur në një kafene në pikën e karburantit në Rushnje. Dy të rinjtë e maskuar, të veshur me kapuç dhe maska kirurgjikale, u kapën nga kamerat e vëzhgimit.
Ranko Radosheviç, i njohur ndryshe si “Escobar” dyshohet se ishte anëtar i klanit të Goran Mijatoviçit nga Bezhanija dhe lider i klanit Nikshiç që bashkëpunonte me klanin Skaljar, në krye me Jovan Vukotiçin.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…