FOTO&VIDEO

75 kongresmenë amerikanë kundër pezullimit të vizave imigruese, në listë janë edhe Kosova e Shqipëria

75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre për vendimin e administratës që të pezullojë vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave përfshihen edhe Kosova dhe Shqipëria.

Në letrën drejtuar Rubios, kongresmenët e cilësojnë këtë vendim si “skandaloz dhe diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% të vendeve të botës dhe mund të ndikojë pothuajse gjysmën e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas tyre, pezullimi i vizave godet drejtpërdrejt procesin e ribashkimit familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, si dhe organizatat fetare e bizneset e vogla.

“Ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës suaj, i cili prek qindra mijëra njerëz çdo vit. Ai u njoftua jo vetëm përmes një postimi në Twitter, por edhe pa ofruar ndonjë informacion të detajuar mbi mënyrën e pezullimit,” thuhet në letrën e kongresmenëve.

Ata paralajmërojnë se kjo politikë do të ndajë familje, do të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe do të sjellë pasoja negative sociale dhe ekonomike për zgjedhësit amerikanë.

Lista e vendeve të prekura përfshin shtete nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë vende të tjera.

Kongresmenët i bëjnë thirrje administratës amerikane që të rishikojë vendimin dhe të ndërmarrë masa për të shmangur ndarjen e familjeve, si dhe për të ruajtur mundësitë ligjore të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.

Vendimi i Sekretarit Rubio ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetet ndërkombëtare dhe në diasporën shqiptare, të cilët paralajmërojnë se pezullimi i vizave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ribashkimin familjar dhe në aktivitetin ekonomik të emigrantëve./RTK

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

2 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

6 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

15 orë ago