KRYESORE

Kosova konfirmon pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në proces të shqyrtimit të formës dhe kapacitetit me të cilin do të mund të kontribuojnë në forcën paqeruajtëse për Gazën, i tha Radios Evropa e Lirë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Autoritetet në Kosovë ditë më parë kanë bërë të ditur se FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, që buron nga plani 20-pikësh i presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur paqe në territorin palestinez.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha më 30 janar se pjesëmarrja e FSK-së në këtë forcë vjen pas pjesëmarrjes në një konferencë në Doha të Katarit në dhjetorin e vitit paraprak, të organizuar nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur për rezultatet konkrete të këtij takimi, Maqedonci theksoi se konferenca në Katar kishte karakter informues lidhur me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese dhe se Kosova u ftua të merrte pjesë në të nga ushtria amerikane.

“Në këtë fazë nuk është kërkuar të jepen zotime”, tha Maqedonci.

Pas ftesës nga SHBA-ja, Kurti ka miratuar kërkesën që komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari të marrë pjesë takimin në Katar, thanë nga zyra e tij.

“Në kuadër të gatishmërisë sonë për të kontribuar brenda kapaciteteve tona për paqe dhe stabilitet në Gaza, kryeministri Kurti ka miratuar kërkesën e Ministrisë se Mbrojtjes për pjesëmarrjen e Komandantit të FSK-së në Samitin përgatitor për krijimin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, që buron nga Plani Gjithëpërfshirës për Përfundimin e Konfliktit në Gaza”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu.

Kosova veçse është zotuar për kontribut për paqe në botë, teksa presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është bërë pjesë e Bordit të Paqes, nismës e Trumpit përmes së cilës synon zgjidhjen e konflikteve globale./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago