Parlamenti i Malit të Zi më 18 qershor ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
E, lidhur me këtë media ka kërkuar përgjigje nga Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nëse do të ketë edhe një rezolutë që do të votohet në parlamentin e Malit të Zi që të dënojë krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë.
Abazoviq tha se janë pro rezolutave në mënyrë që të vërtetohen krimet.
“Sa i përket rezolutës që është aprovu në Mal të Zi ajo e ka një nen që tregon niset një mesazh lidhur me të gjitha padrejtësitë dhe krimet luftarake që kanë ndodhë në këtë rajon ashtu si mendoj më duket se do të shkojmë në drejtim bashkëpunimi, në drejtim integrimi se me pa se çka ka ndodhë në të kaluarën.
“Ky rajon duhet me pa veten në BE nuk duhet me u kthy mbrapa në temat që kanë kalu pro kjo nuk do të thotë se nuk jemi pro për çdo gjë që ka ndodhë si krim lufte që të vërtetohet në mënyrë institucionale.
Pra, ky dokument i cili është aprovu edhe i cili ka qu njëfarë tymi edhe një farë debati të madh në rajon, unë e shoh vetëm si akt civilizues i cili nuk duhet me tregu energji të dobët por përkundrazi me hap pozitivitet për atë që duhet me qenë e vërtetë”.