Nga Edmond Arizaj
Çfarë? Ndjejnë vallë ndonjë kënaqësi, që shumë portale publikojnë pamjet e videos, ku një burrë 55 vjeç pas disa grushteve në një zënkë në Vlorë gjen vdekjen?! Video që jep shpirt njeriu!!!
A jeni në terezi?! Mirë etikë që s’keni, mirë njerëzillëk jo e jo, po të paktën mendoni sikur të ishte prindi juaj, vëllai juaj, miku juaj, do të donit që dikush t’ua publikonte ato pamje për ca klikime më shumë?! Ja vlen?!
As respekt për vdekjen, as për të vdekurin, as për familjarë, as për lexues e shikues (asnjë vlerë s’ka shënimi kujdes pamje të rënda).
Madje as respekt për veten nuk keni, kur para pak muajsh mbuluat (me të drejtë) pamjet e vrasjes në Lezhë.
Për strukturat që administrojnë provat, është e kotë të flasësh, se janë bërë si kullesë makaronash, u rrjedh çdo gjë.
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…