Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, do të merret me kryeqytetin dhe jo me politikë dhe çështjen e dialogut.
“Përparim Ramën nuk e kemi sjell me u marr me dialog. Ai nuk merret me politikë, merret me kryeqytet. Nuk keni për ta dëgjuar duke folur për dialog, liberalizim, por si me rregullu Prishtinën. Prishtinës i duhet një menaxher, andaj kjo është zgjedhja më e mire. Deri ma tani kandidaturat për Prishtinën i kemi parë si promovim, asnjëherë për qytetarët. E gjithë LDK-ja është prapa Përparimit, do t’u shërbejë qytetarëve të Prishtinës. Përparim Rama në botë është i njohur për gjelbërim, i njohur për sjellje të gjelbërim. Ai do t’i shërbejë ligjit asnjëherë nuk ka shkel ligj”, ka thënë Abdixhiku.
Këto komente Abdixhiku i bëri në debatin “Fol hapur”, nga ku kritikoi edhe qeverinë e Kurtit duke theksuar se i gjithë kabineti qeveritar është i dobët dhe se është një qeveri e praktikantëve.
Kujtojmë se kryetari aktual i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, shpesh është kritikuar për përfshirjen e tij në nivelin qëndror.
Ai madje gjatë kohës sa ishte kryetar i Prishtinës, mori përsipër edhe detyrën e udhëheqësit të ekipit negociator për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë Qeverisë Haradinaj në vitin 2018.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…