FOTO&VIDEO

Flet i ftuari i Speciales i cili në luftë ishte 8-vjeç: Nuk po muj me paramendu pse më kanë thirrë

Fahri Fazliu është i ftuari i radhës së Gjykatës Speciale, në cilësinë e dëshmitarit. Atij i janë vrarë në luftë dy axhallarët, Fahri e Bahri Fazliu, ndërsa në atë kohë dëshmitari i speciales ishte vetëm 8-vjeçar.

Në një prononcim për Gazetën Express Fazliu thotë se është e paarsyshme ftesa e dërguar nga Specialja, pasi nuk mund të jap kontribut në dëshmi për shkak të moshës që kishte në luftë.

Ai thotë se i kujtohet që forcat serbe i kanë kontrolluar, por nuk arrinë të kujtoj më shumë nga lufta.

“Jo unë kam qenë fëmij, kam qenë vetëm 8-vjeçar, s’kam çka me dhënë kontribut, edhe se di pse më kanë thirrë. Nuk po muj me paramendu pse më kanë thirrë kur kam qenë 8 vjeç në luftë…Unë e kam të vrarë familjen, i kam dy axhallarë të vrarë Fahriun dhe Bahriun…Edhe më kujtohet çka na ka bë Serbia, ka hy na ka kontrollu, po diçka tjetër nuk mundem se kam qenë fëmij”, tha ai për Gazetën Express.

Fillimisht për telefonatën e pranuar nga Gjykata Speciale ai kishte menduar që është shaka e shokëve, por më pas kishte dalë dhe e kishte marrë ftesën.

“Është pak e paarsyshme prej Gjykatës Speciale qysh më kanë thirrë, më thanë duhet me u taku, i thash në rregull. Mendova mos është hajgare nga dikush prej shokëvë, por u takova para stacionit të policisë e mora ftesën dhe e nënshkruajta. I njoftova opinionin e gjerë që unë jam dëshmitar, le ta dinë mediat se kjo është qesharake”, shton ai.

Tutje ai tha se do t’i përgjigjet ftesës dhe do të kërkojë të dëshmojë në Fushë Kosovë dhe jo në Hagë.

“Po i përgjigjem ftesës, ose në Hagë ose këtu në Fushë Kosovë. Për në Hagë më ka ardhë ftesa, por unë do të kërkoj në Fushë Kosovë”, shtoi ai.

Tutje, ai rrëfeu shkurtimisht për kontributin e familjes së tij në luftën e fundit në Kosovë.

“Familja ime qysh pas vrasjes së Fahri Fazliut me Afrim Zhitinë, kemi qenë familjarisht të rreshtuar në rrugën e drejtë çlirimtare dhe e kemi axhën tjetër Bahri Fazliun i vrarë në epope në 98-tën”, përfundoi ai.

Deri më tani Gjykata Speciale ka dërguar qindra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ftesat u janë dërguar në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Ndërsa në Hagë në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë ish-figura të njohura të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e parlamentit Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

15 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago