Departamenti i Shtetit tha se ishte i shqetësuar në lidhje me një aferë të zbuluar së fundi për një ndërhyrje të inteligjencës rusë në Serbi. Fjala është për ngjarjen që ka si personazh oficerin e inteligjencës ruse Georgy Kleban, i filmuar duke i dhënë para nënkolonelit Z., një anëtar i ushtrisë serbe në pension.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Serbisë për të hetuar incidentin dhe i kërkojnë qeverisë që t’i mbajë ndëshkojë ata që janë përgjegjës për këto aktivitete të paligjshme, në përputhje me ligjin,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë (RSE).
Deklarata shtoi se qeveria ruse po kërkonte të destabilizonte Evropën me presion ushtarak, veprimtari të dëmshme në internet dhe ndikim keqdashës në shumë prej aleatëve, partnerëve dhe miqve të saj në Amerikë.
“Ne ia kemi bërë të qartë qeverisë ruse në nivelet më të larta: ju duhet t’i jepni fund aktiviteteve tuaja destabilizuese në të gjithë botën”, shtoi zëdhënësi.
Videoja u postua në youtube më 17 nëntor, vërtetësia e saj u konfirmua për Blic, dhe u konfirmua nga gazetari i njohur hetimor Hristo Grozev në profilin e tij në Tëitter.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…