Akademiku serb Dushan Kovaçeviq tha se të gjithë e dinë se kushti i vetëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për marrëveshje finale ndërmjet Beogradit dhe Pristhines është “njohja e Kosoves si shtet i pavarur”, e gjë që nuk mund të ndodhë, sepse bje ne kundërshtim me kodet dhe ligjet në Serbi. Dhe ai thote se kjo do të ishte edhe një e padrejtë morale e njërezore ndaj Serbisë.
Ai thotë se Kurti ështe një kukull e pa maskuar e forcave civile ushtarake perëndimore, “Albin Kurti ma kujton Mr Beanin, për te cilin thotë se nuk mund të lejojnë të mashtrojë, sepse shpirti i tij është edhe Bean, por edhe Bin Laden,” rapoton NIN.
Ai ka theksuar se Kurti është “njeri fanatik i rrezikshëm, i cili e ka projektuar veten si krijues të shetit të Kosovës”, duke shtuar se “nuk mund të bisedonte seriozisht me fanatikë”.
Dramaturgu dhe shkrimtari vazhdoi duke thënë se “Është e mundur nga keto takime që të mos degjohen provokime dhe deshira për të provokuar një luftë qe NATO do ta zgjidhte duke shkatërruar Serbinë dhe debimin e serbëve nga Kosova. Këtë e kemi parë shumë herë në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë”, tha Kovaçeviq.
Ai vazhdoi duke thëne se ka frikë, dhe i ka shkuar nw mendje, se Kurti nuk do të qetësohet derisa të mos ketë mace Serbe në Kosovë.
“Urrejtja e tij e fshetë mund të parandalohet dhe kurohet nga ata që e mbështesin atë, natyrisht, nëse duan,” tha Kovaçeviq.
Spas fjalëve të tij, ”politika duhet të bëhet me mençuri pa sulme të ideve irracionale nga të cilat do të përfitonin të gjithë ata që duan zhdukjen e Serbisë”.
“Kam biseduar me miqtë e mi dhe jemi marrë vesh, nese Zoti na ruan nga lufta, nese dikush na sulmon,
të formojmë një divizion të thirrjes së tretë, 60 plus, që do ta quajmë Legjioni i Pleqve”, dhe ata të jenë të paret që do te luftojnë, dhe mos të jenë të rinjët ata të parët cilet do të humbin jetë, siç ndodh zakonisht, tha Kovaçeviq.