SPORT

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale

Xhudisti Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Gjakova ka mposhtur në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, xhudistin nga Italia, Manuel Lombardo dhe tani është vetëm një fitore larg medaljes.

Paraprakisht, xhudisti pejan ka mposhtur xhudistin austriak Samuel Gassner dhe i brazilianin Daniel Cargnin.

Një ditë më parë, Distria Krasniqi, xhudistja kosovare që ka mbërritur lartësinë olimpike, pas medaljes së artë në Tokio të Japonisë në vitin 2021, ka fituar të dielën medaljen e argjend në Lojërat Olimpike në Paris të Francës.

Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, ajo u mposht nga xhudistja uzbeke, Diyora Keldiyorova, për herë të dytë. Megjithatë, pavarësisht humbjes, xhudistja kosovare ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në Paris.

Në xhiron e parë ajo kaloi pa luftë, duke qenë numri dy në botë në xhudo. Në të dytën, ajo mposhti Maryam March Maharani nga Indonezia, kurse në çerekfinale mposhti Gefen Primo nga Izraeli. Në gjysmëfinale ajo mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida, kampione botërore në fuqi.

Pas ndeshjes, xhudistja pejane deklaroi se është shumë e lumtur që fitoi medalje olimpike, duke u shprehur se nuk ka fort rëndësi ngjyra e medaljes sepse tashmë i ka dy. “Medaljen ia dedikoj trajnerit [Driton Kuka], klubit, familjes dhe normalisht, të gjithë Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Krasniqin. Në Lojërat Olimpike që u mbajtën në kryeqytetin japonez para tre vjetësh, ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë. Pra tani i ka dy medalje olimpike.

E argjenda e Krasniqit është medalja e parë për Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit, dhe medalja e katërt olimpike në përgjithësi. Kosova ka fituar tri medalje të arta olimpike dhe të gjitha në sportin e xhudos.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago