LAJME

Aksidenti tragjik në Sauk/ Shefi i trafikut të Tiranës: Ja pse 20-vjeçarit nuk i ishte hequr patenta, pavarësisht 5 shkeljeve të rënda

Klevis Ruçaj 20 vjeç, Erisilda Adedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe. Janë këta emrat e tre të rinjve, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e 9 marsit te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë, në zonën e Saukut.

Të plagosur mbetën edhe tre shtetas të tjerë, të cilëve mjeti tip “Audi” nën kontrollin e të riut, i erdhi nga lart dhe e goditi mbi kofano.

Ndërsa ende ekspertiza po kryhen rreth ngjarjes, mbi të ka folur edhe shefi i trafikut të kryeqytetit, Taulant Gjoka, i cili shpejtësinë shumë të lartë e ka parë si shkak kryesor.

Ruçaj në fakt kishte postuar disa herë video në median sociale Tik Tok, ku shfaqej në timon me shpejtësi përtej çdo norme të qarkullimit rrugor.

Përtej kësaj, ai kishte një vit që kishte marrë lejen e drejtimit dhe ishte ndëshkuar pesë herë nga Policia Rrugore, në një hark kohor prej vetëm pesë muajsh, nga shtatori deri në janar.

Mbi këtë fakt, Gjoka parashtroi se gjithçka qëndron dhe se 20-vjeçari ishte ndëshkuar me masat administrative të parashikuara në ligj.

Por, në asnjë prej tyre nuk parashikohej pezullimi apo heqja e patentës.

Ajo çfarë mbetet gjithsesi, është shqetësimi i radhës mes qytetarëve, për shoferët problematikë në akset rrugore dhe ngjarja e djeshme, e dëshmoi të gjithë këtë shqetësim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Trump ia bën me gisht gazetares: Je një person shumë i bezdisshëm

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Trump shtanget nga Inteligjenca amerikane: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual

Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…

6 orë ago
  • KRYESORE

‘’Ju pret e ardhme e keqe!’’ Trump kërcënon NATO-n për Hormuzin, Kina: Të ndalen luftimet

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…

6 orë ago
  • POLITIKE

“Shqipëria, Kosova dhe Kroacia do na sulmojnë”/ Milanoviç: Kujdes me deklaratat! Vuçiç: Nuk më dikton çfarë them

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ky është pronari i “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…

10 orë ago
  • POLITIKE

Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës, Kurti: Do të veprojë në koordinim të ngushtë me Sorensenin

Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…

10 orë ago