Policia e Kosovës ka nisur herët në mëngjes një aksion të gjerë, që përfshin 5 komuna.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi i tha Gazetës Express se aksioni po zhvillohet me urdhër të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie.
Në shënjestër të Prokurorisë janë 13 persona, të cilët dyshohen për import dhe shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Tënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Skënderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, tha Nikçi.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…