Shumë infermierë shqiptarë kanë vendosur të largohen drejt Gjermanisë dhe Ardis Halilaj është njëri prej tyre.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania”, ai u shpreh se rroga mesatare e infermierëve në Shqipëri ishte 400 euro, ndërsa në Gjermani paga është mbi 2 mijë euro.
Halilaj deklaroi se me të ardhurat në Shqipëri, e kishte shumë të vështirë që të ndërtonte të ardhmen e tij.
“Arsyeja kryesore që unë vendosa për t’u larguar ishte dëshira për të arritur diçka më shumë dhe fakti që e shikova shumë mirë që me gjendjen ekonomike që unë mund të kisha duke punuar si infermier në Shqipëri, e kisha shumë të vështirë të ndërtoja të ardhmen.
E mora këtë vendim se doja të kisha një të ardhme më të mirë. Në Shqipëri, rroga mesatare e infermierit ishte rreth 400 euro, ndërsa këtu disa herë më shumë. Më shumë se 2 mijë euro, varet edhe nga zona ku jeton”, theksoi ai. /Euronews
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…